DARDANËT themeluesit e qytetit të Trojës,Romës, Londrës,Parisit, etj...( Pjesa e Parë)

Valutazione attuale:  / 10
ScarsoOttimo 

CIKEL  FILMASH    DOKUMENTAR

Nga   Kol    MARKU 

Ky cikel filmash dokumantar ështe realizuar  në bazë të skenarit dhe regjisë  së z. Kol  MARKU (Studjues, i antikitetit). Në këtë publikim të pjesës së PARË, dhe pjesët e  TJERA që do të vinë në vazhdim, ju do të njiheni me disa të dhëna për DARDANËT, për ndodhite e luftes së Trojës, që zgjati 10 vjet  dhe  për rolin e të mbijetuareve të saj siç ishte,  Enea Dardanidi.  (kushuri dhe dhënder i Priamit mbretit të Trojes).  

Ky  hero dhe të tjerë që e shoqeronin , u bënë të famshem më bëmat dhe aventurat e  tyre në vazhdim te  rruges së   tyre në kerkim të një vëndi të ri,  ato shkuan në  Thrake, Krete,Epir, Sicili, Itali, Afrike dhe rikthehen  përseri, deri sa u vëndosen përfundimishte në Itali. Pikërisht për këto ndodhi dhe histori të tyre do të bëhët fjale dhe në  pjesët e tjera të dokumentarit në vazhdim. Pra,  do të trajtojme ngjarjet e këtij fisi të  lavdishëm  DARDAN, i cili, jo vetem shkelqeu me civilizimin e  tij në qytetin e  famshëm  të TROJES, por pas rënjes së saj të mbijetuarit, e nder to,heroj kryesorë Enea Dardanidi, themeloj në Itali, qytetin Lavinium, ndersa djali i tij Asgani,  themeloj po në Itali, Alba Longen dhe pasardhesi i këtij të fundit (Briti)  me trojanë të tjerë  shkuan  deri  në Britani,  ku themeluan  qytetin  e Londres  që e  quajtën  ‹‹Troja e Re››.  Gjithashtu  u thmeluan dhe troja të tjera, po nga princer  Pellasgë, Ilir e Dardanë;  si në Epir  (Butrint) në Venecia  (Itali),  e  vënde të tjera. Ndërsa pasardhësit e Ene Dardanidit në dinastine e Alba Longes në disa  breza, themeluan më pas në vitin  (753 p.e.s.) qytetin e Romës, i cili e arriti kulmin  e lavdisë se saj  me civilizimin e famshëm romak.

*** 

Ndersa në luftën e trojës   sipas Homerit,  nga ana e mesymëseve kishte Akej,Argas dhe Danianë, që të gjithë këto do ti shikoni gjatë filmit  se ishin  fise pellasgë. Nuk kishte, as Helene dhe as Greke. Dhe se të gjithë zakonet doket, dhe hyjnite dhe  gjuha  ishin të përbashkëta, po ashtu  dhe emrat e herojvë , shpjegohen vetem me shqipen e  sotme dhe nuk kanë fare kuptim me gjuhen greke koinë. Kodi i nderit: mikpritja,fjala e dhëne besa, buka, gjakmarrja etj, që janë prezente tek Iliada  i gjejmë më vonë tek  "Kanuni" i Lek Dukagjinit,i Skenderbeut dhe Laberise (siç i ka verejtur studjuesi Muho), dhe  tregojnë dukshem së kemi të bëjme me  të paret e  Shqipëtarve; siç ishin Pellasgët, Ilirët apo Dardanët.

***

Disa të dhëna letrare- shkurt: Dardanët  ishin fis Trojanë dhe Ilir. Stabonin thoshte se : "Dardania e Azise së Vogël është themeluar  nga Dardani i Ilirisë".(1) Pra nga të dhenat që sjellin autoret antik dardanët e Trojës janë të njëjtë  me dardanët e Ilirisë dhe ato janë me origjine Pellasge, Ilire, pasi dalin si pellasgë, ilirë dhe trojanë. Në boten antike Dardanët e Ilirisë me kohë u quajtën se kishin të bënin me një fis me të njejtin  emer që jetonte në Azinë e Vogël J-P.,dhe  që emrin e të cilit e mori krahina e Dardanise nga rrjedh dhe sot emri i Dardaneleve.  Shpërngulja e dardanëve nga Troja dhe vëndosja e tyrë në Romë pas luftes  së Trojës është përjetësuar në Eniadën e Virgjilit, ndersa emigrimi i tyrë më tej, për në Britani është përjetësuar nga Geofrey of Manmonths, me "Historia e mbreteve Britanik".(2)

Fisi dardan i ilireve (që sot quhet me emrin sllav  Kosovë) është në teritorin e tij etnik dhe përbën një pjesë të  madhe  të asaj që quhët komb shqipëtar... Ky fis i lavdishem Ilir i mbijetoj dyndjeve barbare duke ruajtur etnicitetin dhe gjuhën Ilire. Pra Dardanët janë vete dardanët e Ilirisë që kanë themeluar  Trojën  ata janë themeluesit e njerit, prej qytetërimeve më të vjetra të botës, atij të Trojës, por gjithashtu nga ky fis dardanësh u themelua edhe Roma që u bë përandori disa shekullorë.(2)

1-Straboni, lib.VII,32; 2-E.Kocaqi: Roli Pellago-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuheve Europiane.Tiranë Prill 2007.f.61-62.  

***

Këtu poshtë po ndiçni ciklin në vazhdim të filmit dokumantar "DARDANET" themeluesit e qytetit të TROJËS, ROMËS, LONDRËS, PARISIT, etj..

PJESA    E    PARE 

a)- Nga Youtube 

 

b)-Nga   VIMEO 

 

Filmi Dokumentar, “DARDANËT”, themeluan Trojën, Romën, Londrën, Parisin etj. PJESA e PARË. from Kol Marku on Vimeo.