DARDANËT, themeluesit e qytetit të Trojës,Romës, Londrës,Parisit, etj...(Pjesa e Dytë)

Valutazione attuale:  / 4
ScarsoOttimo 

CIKEL  FILMASH    DOKUMENTAR

Ky cikel filmash dokumantar ështe realizuar  në bazë të skenarit dhe regjisë  së z. Kol  MARKU (Studjues, i antikitetit). Në këtëpublikim të pjesës së DYTË, dhe pjesët e  TJERA që do të vinë në vazhdim, ju do të njiheni me disa të dhëna për DARDANËT, për ndodhite e luftes së Trojës, që zgjati 10 vjet  dhe  për rolin e të mbijetuarëve të saj siç ishte,  Enea Dardanidi.  (kushuri dhe dhënder i Priamit mbretit të Trojes). Ky  hero dhe të tjerë që e shoqëronin , u bënë të famshem më bëmat dhe aventurat e  tyre në vazhdim të  rruges në kerkim të një vëndi të ri,  ato shkuan në  Thrake, Krete, Epir, Sicili, Itali, 

Afrike dhe rikthehen  përseri, deri sa u vëndosen përfundimisht në Itali. Pikërisht për këto ndodhi dhe histori të tyre do të bëhët fjale dhe në  pjesët e tjera të dokumentarit në vazhdim. Pra,  do të trajtojme ngjarjet e këtij fisi të  lavdishëm  DARDAN, i cili, jo vetem shkelqeu me civilizimin e  tij në qytetin e  famshëm  të TROJES, por pas rënjes së saj të mbijetuarit, e nder to,  heroj kryësor  Enea Dardanidi, themeloj në Itali, qytetin Lavinium, ndersa djali i tij Asgani,  themeloj po në Itali, Alba Longen dhe pasardhesi i këtij të fundit (Briti)  me trojanë të tjerë  shkuan  deri  në Britani,  ku themeluan  qytetin  e  Londres  që e  quajtën  ‹‹Troja e Re››.  Gjithashtu  u thmeluan dhe troja të tjera, po nga princer  Pellasgë, Ilir e Dardanë;  si në Epir  (Butrint) në Venecia  (Itali),  e  vënde të tjera. Ndërsa pasardhësit e Ene Dardanidit në dinastine e Alba Longes në disa  breza, themeluan më pas në vitin  (753 p.e.s.) qytetin e Romës, i cili e arriti kulmin  e lavdisë se saj me civilizimin e famshëm romak.

***

Dardanët  ishin fis Trojanë dhe Ilir. Stabonin thoshte se : "Dardania e Azise së Vogël është themeluar  nga Dardani i Ilirisë".[1] Në botën antike Dardanët e Ilirisë me kohë u quajtën se kishin të bënin me një fis me të njejtin  emer që jetonte në Azinë e Vogël J-P.,dhe  që emrin e të cilit e mori krahina e Dardanise nga rrjedh dhe sot emri i Dardaneleve.Shpërngulja e dardanëve nga Troja dhe vëndosja e tyrë në Romë pas luftes  së Trojës është përjetësuar në Eniadën e Virgjilit, ndersa emigrimi i tyrë më tej, për në Britani është përjetësuar nga Geofrey of Manmonths, me "Historia e mbreteve Britanik".[2] “Gjithnjë  sipas legjendave greke disa gjurme Dardanin e bëjnë   herë Arkadas, pra Pellasg, herë Kratas e herë Etrusk, pra ku shikohet në krye të zanafilles së qytetrimeve më të njohura të botës antike, si dhe të qyterimit botërore…” [3] Sipas mitologjisë greke Dardani ishte bir i   Zeusit dhe Elektres bijës së Atlasit   dhe vella i Jazonit  dhe  i Harmonise. I detyruar të linte vëndlindjen e tij Arkadinë ai shkoj në Frigji (Azinë e Vogel imi K.M) ku  vendos Trojën në brigjët e Skamandres. Ai konsiderohet si stergjysh i fiseve Dardane që jetonin në faqet  e malit Ida.[4]“Sidoqofte, Dardanët  si bijë të pellasgëve dhe me nje shtrirje teper të gjëre (nga Azia e Vogël, Greqia, Ballkani Qendror e deri në Itali ), nuk i gjejmë vetem tek mitologjia greke por dhe ajo e Romakeve…”[5]

“Sipas tij (Homerit imi K.M.), Dardani kishte qënë mbret i parë i trojës dhe i kishte dhënë emrin qytetit të Dardanisë. Prandaj Priami dhe populli i tij quheshin Dardanë, bijë të Dardanit...” [6] “Edhe Hesiodi, bashkohes ose diç me i vjeter  se Homeri dardanet  do t’i pershkruajë  bijë të  pellasgut, që kishin qeverisur së pari  Arkadine, si një vënd që ndodhej midis qëndrave Pellasgë të Argosit dhe Spartes ….[7] Gjithashtu sipas këtij  shkrimtari të rendesishem te antikitetit (Hesiodit  imi K.M.) … “thuhet se ky popull  i lashtësisë u shpërngul në drejtim të përendimit në Azinë e Vogël dhe e lidhi fatin e vet ngushtësisht me Trojën një nga portat e së ciles e mori emrin «Porta Dardanë». Ndersa ngushtica  në Gadishullin Ballkanik u quajt Dardanele dhe, duke shkuar më në Perendim, në pjesen qëndrore të Gadishullit (Kosova e sotme, bashkë me Maqedoninë dhe Serbinë Jugore), themeluan shtetin e fuqishem Dardaninë, njerin ndër më të qëndrueshmit dhe më të rëndësishmit.” [8]

Këtu megjithatë, ndahet miti nga realitet  historike sepse troja dhe Dardanët shkojnë thelle në histori dhe shihen të shfaqen si qytetrim midis shekujve XXVIII-dhe XXIII. p.e.s., kur kemi dhe kulmet e qytetrimeve Egjase të Trojës, nderkohë që lufta e imagjinuar e Trojës zhvillohet afro dhjetë shekuj më vonë…. [9] “Ato (Dardanët imi K.M.) do të jenë faktor i rëndësishem i antikitetit të hershem, veçmas pse me ta lidhet Troja dhe fuqia si «kështjelle Ballkanike» në Azi të Vogël [10],që do të  sherbejë  si urë lidhëse midis qytetrimeve të kohës së vjeter. Dardanët dhe Dardania me praninë e tyre teper të gjërë nga Ballkani Qëndror  deri ne Azi të Vogël, me disa fise të tyre  do të gjënden dhe në Italinë e Jugut dhe si faktor qëndror qe  lidh Iliret me Thrakasit (këta të dytët sipas shumë indikacioenve, ka mundësi që të jenë të rrënjës pellasge), prej nga nuk do te mungojnë dhe kundrimet  ku ata do të shihen here të « trakizuar»,herë të «Ilirizuar» e here si pjesë e etnicitetit të madh  Ilir, por me pashë të veçantë brenda per brenda tij….”[11]

PEMA  GJENEALOGJIKE  E  MBRETËRVE TROIANË

                  (Sipas  Homerit dhe Apollodorit)

Nga pema  gjenealogjikë  vërehet se  Dardani ishte martuar me të bijen e  mbretit Teuker  ( Batia) që gjëndëj në Azine e Vogel. Pra kur Dardani shkoj atje  me pare aty  ishte  Teukri. Për këte arsye tek  Iliada e Homerit  trojanët i quhen Dardanë dhe  Teuker, sepse  Troo që i dha emrin Trojës[12]  ishte  sternip i Dardanit në linjën atësore,   ndersa në linjen amësise  ishte sternp i Batias vajzës së Teukrit që kishte qënë mbreti dhe themelusi i parë i  asaj zone banimi të Azise së Vogël që më pas   do të merrte emrin Dardania  nga  vete Dardani, si pasues i tij. Ndersa  vetë  Teukri ishte i biri i   heroit kretas Skamanda dhe ninfes Idea. Skamandra, kishte ardhur  në Azinë e Vogël në krye të  një pjese të popullit Kretas.

Me vdekjen e Tekurit  mbretrinë e  mori Dardani (sipas  mitografeve ishte  i biri,  por ndoshta, ai ishte i biri i tij i adaptuar ) se në fakt ai ishte dhëndërri i tij  së  ishte martuar me të bijën Batia (sipas Homerit dhe Apollodorit). Pra kështu Dardani ishte vazhduesi  që kishte sjellë me pas krijimin e trojës së  filluar nga Scamandro. Pra në këtë kuptim Dardani u bë vazhdusi i një civilizimi të mëpershem i cili e kishte pasur qëndrën  e tij në Kretë. Ky ishte dhe shkaku  që më pas  Enea Dardanidi gjatë aventurave të tij në krye të mbijetuareve të luftës së Trojës  me këshillimin e babait të  tij Ankisë mori rrugen për në  Krete. Kjo verteton lidhjet etnike  dhe kultuorore të Dardanëve  me Kreten   dhe civilizimin e saj të shkëlqyer.

***

DARDANI  ishte  i biri i Zeusit ose i mbretit Etrusk CORITO* (sipas tradites Virgjljane) dhe e një pleiade me emrin Elektra  e bija e Atlantes. Homeri, siç na referon  Iliada thote se, Dardani themeloj Dardaninë në Azinë e   Vogel dhe pastaj pasardhësit e tij themeluan Trojën. Por sipas mitit grek ai e kishtë pasur origjinen nga   ishulli famoz  SABAGASSA. Ndersa sipas versiont Etrusk   treguar nga Virgili  ai kishte arritur në Samothrake, pasi kishte ikur nga qyteti etrusk Corito.  Do të jete ky motivi nga ku, pas shkatrrimit të Trojës zoterit «Penati të qytetit» i imponojnë Eneas që të drejtojë  për në Corito (Itali,  Esperia  në atë kohë) të mbijetuarit Trojanë. Enea zbarkoj me të tijët  në derdhjen e lumit  Etrusk Tevere, (siç Virgjili e quan disa herë lumin) në kufirin midis Etrurias dhe “Lazios Vetus”.

Sipas traditave të sjella nga burime të ndryshme Greke   e  Latine siç ishte: Dionisi i Alikanasit, Diodori Sikulo  dhe Makrobuo Saturnalia :   Dardani (sipas disave së bashku me  Jasonin) kishin   ngritur  në ishullin e Samothrakës një tempull për të nderuar «Zoterit e Mëdhenjë» (Grandi Dèi), nga ku emrat  e tyre i mbajnë  sekret dhe nuk ua tregon të tjerëve; por ai mbi të gjitha krijoj  për nder të tyre, misteret që celebrohen akoma dhe sot nga ana e Samothrakëve”; thotë ndër të tjera Dionisi i Halikarnasit. “Dardani, si themelues   mitik i fisit te   Troianëve  (dhe me pas i  Romakëve  nëpermjet  Enea-s), pasi i kishte vdekur i vellaj Iasoni  kishte ikur si refugjat në  Frigji  dhe atje martohet me CRISA , BATEIA apo  ARSIBE,  që ishte e bija e mbretit  Teukro (Teucro). Dardani pas ardhjës nga Samothraka kishte sjelle me vete në  Dardani (Azinë e Vogel) Palladio-n,(hyëneshen Athina)   nga ku më pas kalojnë në Trojë nga pasardhesit e  tij dhe më pas ato kalojne  në Rome nëpërmjet  Eneas, pasi ai u vëndos  në Itali, pas disa ngjarjeve dhe historive  të meparshme gjatë aventurave të tij  si në Thrake (Samothrakë), Delo, Krete, Afrike,Epir, etj.)

***

Ai (Dardani)  pati   bijë të ndryshem midis të cileve njerin të quajtur IDEO. Ndersa Dardani ishte duke  i zgjeruar kufijte e mbretërisë  së tij IDEO (djali i vogel) i Dardantit, i propozon që ta ndjekë  babain  e tij  në aventura. Ai kishte marrë me vete pamjet e zoterve (immagini degli dei) dhe në sajë  të Dardanit ai mund  t’ua mësonte kulturen  religioze njerzëve të rinjë që   binin në kontakt e to.Ideo me pas stabilizohet në malet IDA (Azine e Vogel, sepse kemi mal Ida  dhe në Kretë)  që sipas disave marrin emrin e tij. Në këtë vënd ai krijoj misteret e Frigjise. (i misteri della Frigia). Ndersa  IDEO kur u martua midis të tjerëve pati një vajze që e quajti IDEA. Perfundimi  që del është i qartë: Dardani dhe djali i tij IDEO  u bënë përhapësit e kultit të sjellë nga ai në Azinë e Vogël, që ishte kulti «Palladio-Athiasë dhe  asaj  të  njohur   si kulti i «Nënes së Madhe» të maleve Ida. Por ky kult u përhap në një rajon më të gjërë, në kufijte e së cilës shkonte mbretria e tij, por dhe në zonat e influences që ai zotronte.°

***

Por Virgjili deklaron  dhe nënën e Dardanit  si të rrenjës   Troianë. Sipas disa traditave kur Dardani arriti ne Azinë e Vogel u martua me Bateia e bija e mbretit të vendit  Teukro ose sipas burimëve të tjera me ARISBE. Nga Dardani  me gruan e tij lindi Erittonio i cili u martua me  Astiope. Nga  e cilët lindën pasardhësit Pandion e Troo, këtij të fundit mitologjia i atribuon derivimin e emrit  Trojë të  qytezës. Dhe kështu ky është emer eponim i  Troianeve  të  Priamit. Nga  dega  tjeter  ajo e Pandione  u  gjenerua  Teseo. Sipas tradites  Egjeu ishte  i biri i  Pandionit, mbretit  mitik të  Athines dhe babaj i Teseut. Pas   vdekjes së Pandionit Egjeu dhe vellezerit e tij marrin kontrollin e Athinës nga Matione që ja kishte rrëmbyer   fronin  Pandionit. Ato e ndanë  qeverisjën  në katersh  por Egeo u bë mbreti  i Athines. Egjeu  kishte për grua Etra-n, por kishte dhe gra të tjera. Me Etran ai  lindi Tiseun.

Tezeu sipas mitologjisë  greke ishte një mbret legjendare i Athines [13] Tezeu një  hero  ky, që u vu në krye të qytetit të Athinës  dhe njihet si një reformator i madh i saj. Kështuqë dhe Athina ishte  e drejtuar nga pasardhesit e  Dardanit.° Tezeu është një hero civilizues dhe themlues si  Perseu, Kademi dhe Herkuli të cilët luftojnë kundert të keqes dhe fitojne mbi të (që në mëyrë alegorike ndoshta prezantojnë besimet e vjëtra dhe  instutucionet socale): Siç, herkuli mbahet  se është heroi i Dorëve, Tezeu është heroi Jonëve (pellasg sipas Herodotit )  dhe  është konsideruar nga Athinasit si një reformator i madh, babaj i vendit dhe i demokracise përendimore.  Por  heroj   Tezeu me prejardheje Dardane ishte  një bashkohes   me mbretin Monose të Kretës (i biri i Zeusit me Europen) dhe  ishte pikërisht  ky hero që e çliroj Athinën nga  taksat e sakrifikimit njerzor  që i bëhëj mostrës Kratase, Minotaurit që ushqehej me mish njeriu.

KORITO  Babaj i Dardanit dhe Jasonit (Varjant mitologjik.)

Sipas një versioni të mitit Koriti (Corito*)  ishte i biri i Zeusit dhe Elektres (bijës së Atlantit), ndërsa sipas një tjetri nga ai lindën Iasone e Dardano. Gjithnjë sipas këtij kulti Corito themelon nje qytet  dhe stabilizohet në ate vënd, ndersa  të dy djemt largohen që atje njëri  shkon në Troade   dhe njeri në Samothrake, ndërsa  sipas një tjeter miti  që  të dy shkuan fillimisht në   Samothrakë  dhe pasaj Dardani   shkon në   Troade. Rreth emrit  Corito ka një legjendë e cila thote se vajza (e mbretit të  Tegeas[14]  -Aleo-s) quhej AUGE    dhe  ishte bërë priftershë e hyjneshës  Athina. Shkaku ishte se  një orakull kishte percaktuar se   nëse ajo do të lindëte fëmijë, ai kur të rritej do të vriste  vetë mbretin. Kështu me qellim që të mos martohej e bija,  ai e urdhëron që të  bëhët prifterëshë në tempullin e Athines. Por kur  mbreti (Aleo),  kishte pasur një festë,  ai nder e tjerë, kishte pritur si mik dhe Herkulin. Herkuli  pasi kishte pire, bije  në dashuri me princeshën  (sipas disave me force)  arrinë të krye mardhnjë me të  dhe e le shtatzanë.  Gruaja vihet në  be por ajo  nuk pranon që të betohët  për hyjneshën Athinaja  dhe lindi në fshehtesi të birin që pati  me Herkulin që u quajt  Telef dhe e braktsi atë në një mal. Ky veprim në kuptimim moral  ishte një skandal ose nese i referohemi fjales shqipe ishte një koritje për të jatin. Kështu që në këtë rast justifikohet plotsishte emri KORI (CORI), sepse  mbreti ALEO  gjëndej i koritur para  opinjonit  pasi e bija e tij ishte  priftëresha e Athinasë dhe nuk kishte të drejtë që të lindë fëmijë. Por dhe  emri  tjeter ALEO  ka një kuptim të paster në shqipe  ALEO = A (është) + LE ( le/lind) = Është  lindë  ose Ka lindur. Por fëmijen e sapolindur e merr dhe e rrit, po një mbret  tjeter. Femija që u quajt Telef.  Nga Telefo, pastaj lind  Tarconte që vjen në  Etruria dhe themelon  qytetin Tarquinia, që u quajt  Korito me parë.

Për Telefin  si  biri i  Herkulit  dhe Auges (e bija e mbretit të  Tegea, Aleo), ndodhitë e jetës së tij tregohen mbi të gjitha nga autoret  klasikë: Pseudo-Apollodoro*,Ditti Cretese* dhe nga  Igino* (ndonjeherë  me diferenca domethënse) dhe  të shumta janë referemet që i bëhën episodeve të tij  që ndeshen në veprat antike. Episodi që e bën ate me e famshem është beteja kunder ushtrise  greke (Akejve-imi K.M.). Sipas  Ditti Cretese, (II, 1-4.)  ai i drejtuar për në Trojë por për një gabim zbarkoj në brigjet e  Misia-s, nga ku me pas Telefo bëhet sovran atje. Pra ai përfundoj në  Azine e Vogël. Heroj më pas bëhët objekt kulti  në qytetin Përgamo në Misi  dhe gjestet e  tij janë  figuruar në Altarin e Pergamit që  ruhet në muzeun e Berlinit.

Diodori Siculo[15]referon se  Telefi, merr për grua  Astioche  (si grua të dytë) nga a cila, më pas mori mbretërinë e Misia-s. Ndersa për Igino[16], gruaja e  Telefit  ishte  Laodice, e bija e  Priamit.  Në disa versione të tjera thuhet se    Telefi    pati  dhe dy femjë të  tjerë  nga  Iera,(një grua tjeter)  Tarconte e Tirreno (o Tirseno), që emigrojnë në  Italia dhe themelojnë një numur të madh qytetsh  etruske.[17] Ndersa Dionigi di Alicarnasso[18] referon versione të ndryshme për origjinën   e  Tirrenit, midis të cilave njeri që e bënte  si i biri i Telefit. Një version tjeter i mitit vendos, midis të bijeve të Telefit  edhe Ciparisin (Ciparisso), pa kujtuar emrin e nënës së tij.[19] Pra e parë në një kendveshtrim të pergjithëshem në këtë rast nga kjo linjë kemi një lidhje të Dardanëve me Pellasgët dhe Etruskët, si dhe shtrirjen dhe lidhjen e tyre  me Azinë e Vogël  dhe gadishullit  Apenin që ne ato kohe të hershme, para luftës së Trojës, por dhe më pas me të mbijetuarit e luftes së trojës  pas rënjës së saj; ku këto u vëndosen  në vëndin e të parëve të tyre  dhe ngriten këtu atë qyterim që ra në Azine e Vogel, por që rilindi në vëndet e tjera të Europes.

Por, ka një reference që ka të bejë me themelimin e Romes direkt nga Enea të lidhur  pikerisht duke  ngritur datimin e saj, mënjeherë pas luftes së Trojës. Kështu Plutarku[20] referon që sipas disa  burimeve, midis  fëmijeve të Telef-it kishte qënë  dhe Roma*, gruaja e  Eneas. Në të njetin kalim autori na sjellë dhe versione të  tjera  për emrin Roma si eponim e qytetit Lazial sipas të cileve ishte e bija e Azganit ose e Italit. Pra  kështu sipas këtij autori termi ose emri Roma kishte qënë shume me i lashtë se emri i binjakëve Romolo  e  Remo dhe se ky term arrinte që në kohën e  luftës së Trojës  me Enean apo të birin e tij Asganin. Megjithate kjo  nuk do të  thote se  Roma u themelua dhe mori këtë emer në atë kohë, por shumë kohë më pas, nga pasardhësit e Eneas dhe me konkterisht  të Asganit djalit të tij që themeloj Alba Longën.Vetë pema  gjenealogjke  dhe  arkilogjia, mbi te gjitha ajo (jo zyrtare)  e ka vertetuar tashmë themelimin e Romes  rreth vitit 753 p.e.s.


[1] Straboni, lib.VII,32: Cituar nga E.kocaqi.

[2] E.Kocaqi: Roli Pellago-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuheve Europiane.Tiranë Prill 2007.f.61-62. 

[3] Jusuf Buxhovi,  Libri “ Kosova (Antika Mesjeta), Prishtine 2012, fq.124.

[4] “Fjalor i mitologjise “ Prishtinë,1988,fq.62; Cituar nga J.Buxhovi ,fq.124.

[5] Jusuf Buxhovi,  Libri “ Kosova (Antika Mesjeta), Prishtine 2012, fq.124.

[6] Iliada,XVIII,230.Cituar nga  J. Buxhovi  fq. 125 

[7] Hisiodi: “Fragmente” ,160: cituar nga J.Buxhovi,I. fq.126.

[8] Jacques Edwin: “Shqiptaret”,Tirane 2007,fq.59; cituar nga J.Buxhovi “ Kosova” I,Prishtine 2012,f.126.

[9] J.Buxhovi  po  aty, “kosova”  I,fq.127.

[10] Budmir, Milan: “Grici i Pelasgi”,Beograd ,1950; Cituar nga Buxhovi, Vepra “ Kosova”I.Prishtine ,129.

[11] J.Buxhovi, Vepra, “kosova”,I.Prishtine, 2012, fq.129.

[12] Emri  Trojës  natyrisht që e ka marrë emrin nga vete mbreti TRO, por kjo përbën dhe rrënjën e fjales së  sotme shqipe Tro-jë në kuptimin e truallit ku ndertohet. Pra mund  të themi Trojet  tona etj.

[13] Por sipas nje  miti tjeter  dhe  i  Poseidone me  Etra qe nje nate  kishte  ndenjur me te.

[14] Tegea ishte një provine antike e Arkadias që kishte qënë e rëndesishme në epoken e  Homerit, për pozicionin e saj strategjik që gjëndej në nyjen rrugore  midis Spartes dhe Korintit, por në vitin 550 p.e.s.  nënshtrohet nga Spartanet. 

[15] Diodoro Siculo, IV, 33, 12.   

[16] Igino, 101

[17] Licofrone, Alessandra, 1242-1249; Giovanni Tzetzes, Scholia ad Lycophron, 1242.1249.

[18] Antichità romane, I, 28

[19] Servio, Commentarii in Vergilii Aeneidos libros, III, 680.

[20] (Plutarco, II, 1.)  

***

Në këtë cikel, po paraqesim PJESEN E DYTË të këtij dokumentari që kanë të bëjnë  me aventurat e  heroit trojanë Enea Dardanidi, i cili pas largimit nga Troja mori rrugen e mërgimit me një pjesë të luftëtarve dhe  shokëve të tij.  Në këtë ekspeditë,  sipas  të dhënave, ai fillimisht mori rrugen për në Thrakë  dhe pasi u njoh atje me fatin e keq të djalit të Priamit Polidorit, u largua që andej dhe mori drejtimin për në Delo ku gjëndej orakulli, për të pytur per fatin e tij të mëtejshëm. Por, ai para se të shkonte atje, ndaloj në një ishull tjeter që  quhej Samothraka, i cili ishte banuar nga pëllasgët, në lashëtësi. Atje Dardani  me vellain  e tij Jasionin kishin banuar më parë dhe kishin themeluar një kult të rëndësishëm të «Zotërve të Mëdhenjë» («Kabiret» ose «Kavirët»). Për këto ndodhi do të flasim në vazhdim gjatë trajtimit të këtij dokumantari dhe të tjerave  që do të vinë në vazhdim. 

Duam të theksojmë se pjeset e këtij dokumantari janë  në lidhje organike të pa shkeputura. Kush nuk ka ndjekur të parën e ka me veshtire për të kuptuar të tjërat në vazhdim; kështu që kini miresine dhe vullnetin  që  ti shikoni të gjitha pjesët sipas radhës. Dukë ndjekur pjesen e dytë të  dokumantarit, ju mund të krijoni një  perfytyrim më  të plotë të tabllosë së përgjitheshme të  ngjarjëve. Ju urojmë lexim dhe shikim të këndshëm.

Më poshtë mund të shikni  të plotë pjesen e dytë të filmit dokumnatar, “Dardanet” themluesit e qytetit të Trojës,Romës,Londrës,Parisit, etj…

KLIKO  PER  TE  PARE    DOKUMENTARIN E PLOTE  " DARDANET"  PJESA E   DYTE.

a)  Nga     youtube  (Vidio) 

b) Nga   VIMEO  (Vidio) 

c).Nga  facebook ( Vidio ).  Kliko  mbi  fotografinë  poshtë për të hapur  linkun !