DARDANËT, themeluesit e qytetit të Trojës,Romës, Londrës,Parisit, etj...(Pjesa e Tretë)

Valutazione attuale:  / 2
ScarsoOttimo 

CIKEL  FILMASH    DOKUMENTAR

 

Ky cikel filmash dokumantar ështe realizuar  në bazë të skenarit dhe regjisë  së z. Kol  MARKU (Studjues, i antikitetit). Në këtë publikim të pjesës së TRETË, dhe pjesët e  TJERA që do të vinë në vazhdim, ju do të njiheni me disa të dhëna për DARDANËT, për ndodhite e luftes së Trojës, që zgjati 10 vjet  dhe  për rolin e të mbijetuarëve të saj siç ishte,  Enea Dardanidi.  (kushuri dhe dhënder i Priamit mbretit të Trojes). 

Ky  hero dhe të tjerë që e shoqëronin , u bënë të famshem më bëmat dhe aventurat e  tyre në vazhdim të  rruges në kerkim të një vëndi të ri, ato shkuan në  Thrakë, Kretë, Epir, Sicili, Itali, Afrikë dhe rikthehen  përseri, deri sa u  vëndosen përfundimisht në Itali. 

***

Pikërisht për këto ndodhi dhe histori të tyre do të bëhët fjale dhe në  pjesët e tjera të dokumentarit në vazhdim. Pra,  do të trajtojme ngjarjet e këtij fisi të  lavdishëm  DARDAN, i cili, jo vetem shkelqeu me civilizimin e  tij në qytetin e  famshëm  të TROJËS, por pas rënjes së saj të mbijetuarit, e nder to,  heroj kryësor  Enea Dardanidi, themeloj në Itali, qytetin Lavinium, ndersa djali i tij Asgani,  themeloj po në Itali, Alba Longen dhe pasardhesi i këtij të fundit (Briti)  me trojanë të tjerë  shkuan  deri  në Britani,  ku themeluan  qytetin  e Londres  që e  quajtën  ‹‹Troja e Re››.  Gjithashtu  u thmeluan dhe troja të tjera, po nga princer  Pellasgë, Ilir e Dardanë; si në Epir  (Butrint) në Venecia  (Itali),  e  vënde të tjera. Ndërsa pasardhësit e Ene Dardanidit në dinastine e Alba Longes në disa  breza, themeluan më pas në vitin  (753 p.e.s.) qytetin e Romës, i cili e arriti kulmin  e lavdisë se saj me civilizimin e famshëm Romak.

*** 

Në këtë cikel, po paraqesim PJESEN E TRETË të këtij dokumentari që ka të bëjnë  me aventurat e  heroit trojanë Enea Dardanidi, i cili pas largimit nga Troja mori rrugen e mërgimit me një pjesë të luftëtarve dhe  shokëve të tij.  Në këtë ekspeditë,  sipas  të dhënave, ai fillimisht mori rrugen për në Thrakë  dhe pasi u njoh atje me fatin e keq të djalit të Priamit Polidorit, u largua që andej dhe mori drejtimin për në Delo ku gjëndej orakulli, për të pytur per fatin e tij të mëtejshëm. Por, ai para se të shkonte atje, ndaloj në një ishull tjeter që  quhej Samothraka, i cili ishte banuar nga pëllasgët, në lashëtësi. Atje Dardani  me vellain  e tij Jasionin kishin banuar më parë dhe kishin themeluar një kult të rëndësishëm të «Zotërve të Mëdhenj» («Kabiret» ose «Kavirët»). 

*** 

Në pjesen e TRETË, do të  kemi  një vazhdimësi te disa deshmive  letrare   në lidhje me këto «Kabir të Samothrakes»  dhe më pas, kemi  dhe  disa të dhëna, për ishullin e Lemnosit  i cili në lashtësi ( sipas Herodotit) ishte i banuar nga Pellasgët, deri në fundin e shekullit te VI p.e.s.;  flasim për  deshmitë gjuhësore pellasge në Lemnos të cilat transkriptohen  vetem me  gjuhën Shqipe të sotme, duke përdorur  germat e alfabetit Etrusk  ose Pellasg. Më pas Enea Dardanidi së bashku me shokët e tij, zbarkoj në  ishullin  e  DELOS dhe pyeti orakullin e perendisë Apollon, me pas  ai mori rrugen për në Kretë dhe ky një ishull, i cili ishtë  një vënd  që  banohej nga pellasgët në lashtesi dhe që shkelqeu me   qytetrimin Minoik. Pikerisht nga Kreta  kishte ardhur heroi Skamandri i cili shkoj ne Azine e  Vogel  i cili ishte babai i Teukrit,  me  bijën e  ketij te fundit  ishte martuar Dardani. Pra jo me kot, nga Homeri tek Iliada quheshin dhe Trojanë dhe Teuker. Më gjërsisht  për Kreten do të flasim në pjesen e katert që vjen në vazhdim. Pra  për argumentet që  përmendem më lart kemi folur në këtë pjesë  dhe do të plotsojmë në vazhdim, në pjeset e tjera të  dokumentarit «Dardanet».

*** 

Duam të theksojmë se pjeset e këtij dokumantari janë  në lidhje organike të pa shkeputura. Kush nuk ka ndjekur të parën e ka me veshtire për të kuptuar të tjërat në vazhdim; kështu që kini miresine dhe vullnetin  që ti shikoni të gjitha pjesët sipas radhës. Dukë ndjekur pjesen e dytë të  dokumantarit, ju mund të krijoni një  perfytyrim më  të plotë të tabllosë së përgjitheshme të  ngjarjëve. Ju urojmë lexim dhe shikim të këndshëm.

 

KLIKO  PER  TË  PARË    DOKUMENTARIN E PLOTË  " DARDANET"  PJESA E   TRETË.

a)  Nga    Youtube   (Vidio) 

b)  Nga     Vimeo     ( vidio)