Turqia ne Ballkan: Mitet, Iluzionet, Realiteti !

Ç'farë qëndron prapa politikës aktive turke në Ballkanin Perëndimor ? Kemi të bëjmë me ëndrra për një perandori të re osmane, interesa ekonomike apo synime strategjike ?

 Vetëbesimi i ri i Turqisë në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi në rritje politik, ekonomik dhe kulturor i vendit kanë shkaktuar këndvështrime të ndryshme rreth objektivave të qeverisë turke, të partisë konservatore dhe islamiste AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim).

Register to read more...

Vetëmashtrimi si prelud i një mashtrimi fatkeq kombëtar

Nga Fahri Xharra

Pikë së pari duhet që të vetëmashtrohemi, në mënyrë që më lehtë t`i pranojmë gënjeshtrat për ne e pastaj të fatkeqësojmë ardhmërinë tonë duke nxjerrë në dritë të paqena që e parapërcaktojnë mundësinë për të qenë skllevër të kafazit tonë mendor.

Ç`është “vetëmashtrimi”?

Në librin e Bachut, kjo analizë psikologjike shpjegohet mirë (“Të menduarit dhe besimi në vetëmashtrim”, Bach 1997). Një njeri e mashtron veten sepse për një kohë të gjatë nuk e di se është i vetë mashtruar. Vetëmashtrimi është kur dikush e formon një besim në diçka për të cilën, normat shkencore nuk e diktojnë dhe procesi i formimit të atij besimi nuk është rastësi dhe është i ndikuar nga dëshira e lidhur me besimin në fjalë. Vetëmashtrim ndodh gjithashtu, kur të arrijmë në një përgjigje irracionale për të kënaqur dëshiron tona. Shembull i vetëmashtrimit është: Duke u shikuar në pasqyrë dhe e bind veten se je më i bukuri e në të vërtetë nuk je as në mesataren e bukurisë, ose kur shkruan diçka dhe mendon se e “përpiu” bota atë se çka thashë, e bota qesh me të. Tek shqiptaria, shekujt po kalojnë dhe filarmonia jonë kombëtare edhe pse e përtërirë më njerëz të rinj dhe e ballafaquar me situata dhe rrethana krejtësisht të tjera nga ato të dikurshmet, të cilat i favorizonin gënjeshtrat; vazhdon edhe më tutje tundjen e pavetëdijshme të vetëmashtrimit.

Register to read more...