Prapaskenat e një vrasje politike !

Nga Dorian  Koçi

Në datën 13 gusht 1933 agjencitë telegrafike të Ballkanit përcollën lajmin se në Selanik ishte qëlluar për vdekje ish Kryeministri i Shqipërisë dhe politikani kosovar, Hasan Prishtina. Lajmi ashtu si pritej shkaktoi pështjellim në gjithë kancelaritë e Ballkanit, por reagimi më i madh natyrisht ishte nga opinioni publik shqiptar këndej e andej kufirit. Vrasja e patriotit Hasan Bej Prishtinës në Selanik të Greqisë nga një emigrant pothuajse i panjohur Ibrahim Çelo

Register to read more...

Millosheviqi kishte 2200 agjentë, nga keto 700 në Kosovë !

Millosheviqi kishte 2200 agjentë, në Kosovë 700

Beograd, 28 maj - Ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviq ka pasur në Ballkan 2200 agjentë, prej të cilëve më së paku 150 kanë qenë në Maqedoni, të cilët kanë punuar për Shërbimin e Sigurimit Shtetëror serb, thuhet në raportin e forumit, i cili është mbajtur këto ditë në Bruksel, ku është shqyrtuar roli i ish-shërbimeve sekrete në Ballkan, njofton portali bullgar “actualno.com”, transmeton plusinfo.mk.

Në shtetet ish-jugosllave Millosheviq ka pasur 150 agjentë në Slloveni, 200 në Mal të Zi, 350 në Bosnjë e Hercëgovinë, 450 në Kroaci dhe më së shumti në Kosovë, rreth 700 agjentë që kanë punuar për Serbinë. Millosheviq ka pasur agjentë dhe në Bullgari, Shqipëri, Greqi, Rumani dhe disa shtete të evropës lindore dhe qëndrore. Në këtë Forum kanë marrë pjesë ish-agjentë, përfaqësues nga të gjitha shtetet socialiste, tani vende anëtare të NATO-s, përfaqësues dhe ekspertë për siguri, ku qëllimi kryesor ka qenë të analizohet puna e ish-sigurimit shtetëror nga viti 1949 deri në vitin 2010.  (  www.koha.net  )