Leter e hapur e studjuesit, publicistit dhe atdhetarit: Brahim AVDYLI: drejtuar Z/tit. Josef Dio Gardi dhe Z/es. Shirley Cloyes Dio Gardi !

Shumë i nderuari z. Josef Dio Gardi , shumë e nderuara z/ja. Shirley Cloyes Dio Gardi !

E kam lexuar më se tri herë me kujdes letrën tuaj, z/ja. Shirley Cloyes Dio Gardi, në rolin e Këshilltares për çështje të Ballkanit, Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve, Nënkomiteti mbi Evropën, Evro-Azinë dhe Rreziqeve të Reja, për të cilën gjë Ju dhe LQSHA-ja e keni meritën e denjë, sepse Ju e mbroni me përkushtim të veçantë raportin tuaj. "Marrëveshja" e nënshkruar në Bruksel/EU, e ndihmuar nga SHBA-ja, nën përkujdesin e Baroneshës Ashton, nga Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, me 19/20 Maj të vitit 2013, si vazhdim i Projekt-marrëveshjes së dates 19/20 prill të vitit 2013 prej 15 pikash, e cila ka filluar ng a rundi i shtatë i dialogut Kosovë-Serbi, po në Bruksel, me 19/20 Mars të këtij viti, tani ajo i ka nënshkrimet e dy anshme, Thaçi-Daçiq.

Register to read more...

Pse Naimi ishte kundër “havalës”?

 Nga Fahri  Xharra

Rryma përparimtare që e ka kapluar shoqërinë shqiptare në përgjithësi, është aq e fortë sa që edhe ata që mendojnë ta këthejnë rrotën e historisë prapa, e kanë të kotë. Qysh në vitet e 50`ta të shekullit të kaluar ishte aprovuar Ligji për ndalimin e bartjes së ferexhesë dhe mbulimit të fytyrës së femrës.

Register to read more...

Ne , Serbia dhe Europa !

 Nga  Fahri   Xharra                                 

Nëse “politika  është art i së pamundurës”(Bismarku), atëherë a dijmë ne të bëjmë politikë?Nëse historia është pasojë e një apo shumë manipulimeve , si duket ajo e jona ?  Kur  politikën nuk e bën vet sepse  të mungon përvoja,pjekuria dhe mbi të gjitha aftësia e gjeturisë diplomatike në raste të vështira ; atëherë si do ta shkruash historinë tënde kur   mijëra libra i kanë mbushur raftet e bibliotekave familjare dhe  ato publike të mbarë Europës  dhe që e mbajnë vulën e një propagandeje të fëlliqur anishqiptare? 

Register to read more...

A ishim të posaçëm, ne Shqiptarët ?

Nga Fahri Xharra

Në lutjet e tona të përditëshme, shqiptarët nuk e përmendim atdheun . I lutemi Zotit ,i kerkojmë falje për gabimet e bëra. I lutemi të na dhuroj pasuri ,fat dhe mirëqenje. I lutemi të na shpëtoj nga e keqja ,nga i mallkuari . I lutemi të na shpetoj familjen ; por vetëm lutje për veten vetjake. A e keni dëgjuar kend të lutet për atdheun? Askush nuk na mësuar për një luetje të tillë. Nuk i lutemi Zotit që ai t`na shpëtoj kombin ,atdheun. Nuk i lutemi Zotit të na shpëtoj nga zhbërja. Nuk i lutemi Zotit që të na ruan kombin. E kotë është puna e Sizifit. Por edhe lindja e Feniksit nga hiri është e kotë. Dhëmbet kërcasin, në kokën e pa bindur të individëve, të cilët janë pre e mosdijes totale, janë pre e manimpulimeve të të paguarve për shtrembërime.

Viktimat janë të shumta . Viktimë është vetë historija e ynë e cila e ka mundësuar perbirimin e së keqës në trevat tona. Kur i mohojmë rrënjët tona i rrezikojmë degët që të na shprishen dhe degët e shprishura të tjerët na i shartojnë me degë të huaja, të cilat në natyrë sjellin frytin e huaj. Ky është një ligj i natyrës të cilit nuk mund t`i ikim.

E edhe më e keqja është se ne dalim në mbrojtje të vetvetes vetëm për kohën e pas shekullit të XV-të. Kërkojmë trashëgimin tonë në përzierjen me ata që na kanë ç`orientuar, denigruar, humbur historinë e re, e sipas disave edhe të harrojmë historinë tonë të rrënjës sonë. Është shumë interesant të theksohet se ne shqiptarë vazhdimisht jemi të përcjellur herë nga zënja e Diellit e herë nga zënja e Hënës,dhe mbi kokat tona na shtreson një shtresë e errësirës e cila kurrqyshë të na hiqet.

Si bëhet që një popull autokton t`a mohon vetvetën ?

Por s`ka faj populli i ngratë,se atë nuk e spërkatë kurrkush me ujë me rastin a alivanosjes,dhe alivanosja e sjellë gjendjen e komas ,gjendje e cila iu shkon përshtati të gjtha qarqeve perveq atyre shqiptare.
Pse nuk e spjegojme drejtë dhe të bindemi se shoka shymë ngjyrëshe në qiell pas shiut është Ylberi,? Pse nuk e spjegojme drejtë dhe të bindemi që ësht e lejuar prerja e thojnëve edhe natën, ? Pse ne ende mbesim në vorbullen e manipulimeve.?

Shqiptarët, e kishim dikur një pasaçëmshmëri të patundëshme cila na qonte vetëm përpara ,e tani?
Çdo gjë në natyrë është fryt i saj. Çdo gjë e gjallë duhet patjetër t`u përshtatet ligjeve të natyrës, përndryshe rrezikohet nga zhdukja. Një prej ligjeve më universale të forcave të natyrës është ligji i rëndimit (i gravitetit).

Është një forcë tërheqëse në mes të të gjitha gjërave. Çdo objekt në gjithësi është i rrethuar nga fusha e rëndimit e cila rritet në pakufi në të gjitha drejtimet, fuqia e së cilës është drejtpërdrejt proporcionale me masën e objektit. Çdo copëz në gjithësi tërhiqet me gravitet nga çdo copëz tjetër.

Qysh moti, popujt e civilizuar e kanë kuptuar këtë ligj të natyrës dhe e kanë krijuar qendrën e tyre të rëndimit, i kanë krijuar të gjithë parametrat për të qëndruar, evoluuar, përparuar në udhëheqjen e tyre kombëtare, fetare, intelektuale, ushtarake.

Popujt dhe kombet që nuk i janë përshtatur organizimit sipas këtij ligji, janë dobësuar, kanë mbetur të rendit të dytë apo të tretë ose edhe janë zhdukur nga faqja e dheut.

Po ne ku jemi? Historikisht a kemi pasur qendër të rëndimit, qendër të vendosjes?

Jo !

Më mirë të themi e kemi pasur vetëm për një kohë të shkurtër 25-vjeçare gjatë periudhës
së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ai ishte qendra më e forta e jona e rëndimit dhe çdo gjë peshonte më rëndë në rrethin e atëhershëm ballkanik. Edhe më vonë është kërkuar për një qendër të rëndimit, për një qendër të vendosjes mbarëshqiptare, por lojtarët tanë të mëdhenj e luanin lojën kundër ligjeve të gravitetit universal kombëtar. Secili mundohej të krijonte qendrën e tij të rëndimit dhe që bota shqiptare të rrotullohej vetëm rreth tij.

Në fillimin e shekullit XIX, kur filloi kalbja e perandorisë osmane dhe i gjeti shqiptarët me dy qendra të rëndimit, Edith Durham shkruante: ”Po të kishin mundur shqiptarët të prodhonin një Skënderbe të dytë, pavarësia e saj do të kishte qenë e sigurtë”. E dhembshme! “Që të dyja, veriu dhe jugu, u hodhën në një kryengritje të sigurt për fitore, por mungesa e bashkimit e solli shkatërrimin e tyre. Ato nuk u ngritën bashkë”.

Mosgatishmëria për një qendër të rëndimit, historikisht tipike për shqiptarët, ia mundësoi turkut që ato dy pole gjeografike dhe ideologjike, t’i mbajë të ndara e të nënshtruara.
Çdo herë kur kemi humbur kontrollin e përgjithshëm jemi shkokëluar në copëza të shpërndara, pa kurrfarë mundësie të kthimit në tërësinë tonë.

Aplikimi i konceptit të gravitacionit varet nga ajo se sa jemi të aftë: të masim forcat e gravitetit në mes dy apo tri objekteve që na rrethojnë (trekëndëshi i njohur antishqiptar), të gjejmë qendrën e masës së një objekti, të krijojmë qendërnatyrale të rëndimit, të sajojmë lakoren e orbitës së gravitetit, të kuptojmë se si forcat gravitale rëndojnë.

Shpallja e pavarësisë (1912) na gjeti si zakonisht pa qendër graviteti, pa qendër të vendosjes, e ndikimi i apetiteve të trekëndëshit të njohur antishqiptar ishte shumë i madh në dëm tonin. Duke mos ditur se si forcat gravitale rëndojnë, dikush i binte thumbit e dikush patkonit, dikush e donte Babën e dikush Evropën e shumëkush nuk dinte se çka donte.

Assesi të gjenim qendrën e masës së objektit ku gravitojnë të gjitha forcat e që quhej pavarësi. Bota vëren dhe vrojton. Ne shqiptarët sigurisht që jemi në qendër të vrojtimit. Ata e dinë që ne jemi të lehtë, ata e dinë që ne nuk kemi qendër të rëndimit. Duke mos pasur qendër të rëndimit, e kishim të vështirë aplikimin e koncepteve të gravitetit. Me këtë paaftësi u shfaqëm edhe në Rambouillet. Kështu që, SHBA-ve iu desh të sajojnë një qendër artificiale të rëndimit që të gjithë të marrin pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes fatlume të Rambouillet-së.

Serbi punon Akademia e Shkencave dhe Kisha e tyre Ortodokse, Në Greqi çështjet e tyre madhore kombëtare i vendos Kisha Ortodokse. Edhe në Maqedoni Kisha Ortodokse maqedonase me ndihmën e asaj ruse e pa shqiptarët e vetëpërjashtuar janë qendrat e tyre të rëndimit.

Qendra jonë e vendosjes është e shpërndarë në klane, klube, parti dhe sekte të ndryshme
ekonomike, interesi i të cilave nuk iu”ha palla” për tërësinë. Trevat mbarëshqiptare, të gjitha në fqinjësi njëra me tjetrën, janë larg formimit të qendrës sonë të rëndimit, janë larg pasi që individët e caktuar mendojnë se të gjithë të tjerët duhen të sillen rreth tyre.
 

Sikur të dinim se sa punë duhet për t’u ngritur një objekt kundër qendrës së rëndimit nuk do të ishim kaq të shpërndarë. Të tjerët këtë e dinë dhe llogarisin saktë se çfarë mundi iu duhet për të na larguar nga graviteti ynë, si dhe nga orbita e jonë e qëndrueshmërisë historike.

Si veprojnë ata?E kanë të qartë dhe shumë mirë të llogaritur energjinë finale dhe nxitimin e duhur të një objekti që bie prapa në tokë dhe e dinë mirë se çka duhet bërë që ne të qëndrojmë gjithmonë pezull si objektet e humbura në gjithësi.

A e kishim posaçëmshmërine tonë si komb?

Po !

Një nga ato: “ Në studimin e At Donat Kurtit jepet edhe një e dhënë e mrekullueshme për marrëdhëniet e vendit tonë me atë revolucion teknologjik që e tronditi botën kulturore me fuqinë e jashtëzakonshme shtytëse që u dha botimeve dhe kulturës në tërësi: për lidhjet me shtypshkronjën. Ai thekson se shtypshkronja kishte hyrë në Obot “fill mbâs të gjetunit”, domethënë fill pas shpikjes së saj nga Gutenbergu. Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet më 1493.

Kjo do të thotë se ajo ishte futur në Shqipëri vetëm 38 vjet pasi Gutenbergu i dhá vendit të vet dhe botës prodhimin më të famshëm (Don Alberti) “.Jemi shumë të herëshëm,por nuk na lejonin të tregonim vetën .E dhe kjo nga mungesa e një qendreje; një qendreje t`tonen të cilën kurr nuk e donin as të tjerët e as na vet.

Përfundimisht, është shumë e nevojshme t`i mbështetemi diçkaje dhe të krijojmë qendrën tonë të rëndimit, qendrën tonë të vendosjes, sepse si në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni shihet qartë se nuk jemi askund në universin e politikës, ekonomisë dhe të përgatitjes së ardhmërisë mbarëshqiptare.

Heshtja e jonë letargjike !

 Nga Fahri Xharra

“Dija e injoranca janë në kacafytje për sot e mot, veçanërisht në botën shqiptare”  Faik Konica. Pse Faik Konica ishte i tillë si e njohim ne në letrat tona? Sepse i përkiste gjakut të fisëm shqiptar. Bartëte krenari tipike të themeltë,sepse e vishte kostumin e qenjës së tij të kulturës bashkëkohore, të firmës së njohur europiano-perëndimore ,si rrallëkush i kohës së tij. ( Dr. Ledri Kurti)

Register to read more...

Vetëtradhëtuesit nga vetëmashtrimi, a jemi ne ?

 Nga   Fahri   Xharra  

Gjithëmonë na është mëshefur e vërteta e jonë dhe me daljën  e saj në dritë , vetë po e sjellim vehtën në mëdyshje duke mos i zënë besë vetëvetës. Faktet janë ,faktet kanë qenë por ato na ishin mëshefur historikisht. E na nuk dinim ,mashtroheshim lehtë, pastaj mohoheshim edhe më lehtë dhe së fundi tradhëtoheshim deri në humbje të së vërtetës kombëtare . E mirë kjo për një komb?

Register to read more...

Nje thirrje legjitime e studjesit,analistit dhe publiçistit te mirnjohur Fahri Xharra: Po Kadaresë, çmimin NOBEL !

Jemi NJË !

Kombi yne do të ndërronte imazhin e tij ne botë sikur shkrimtari Ismail Kadare të fitonte çmimin Nobel. Sikur të mblidheshin të gjithë shqiptarët e botës ; të gjithë me një mendje pa dallim feje , pa dallim bindjeje politike,

Register to read more...