Filantropi, që ngriti 127 shkollat shqipe

Një vështrim i ri për filantropin me origjinë shqiptare nga Labova e Madhe. Shkollimi në Greqi dhe pasurimi në Rumani. Si e ngriti frymën olimpike për lojërat e harruara 

 

Thanas Meksi ( etnolog ) 

Një shkrim studimor e ka zanafillën ndonjëherë nga ndonjë shkak apo vlerësim që bëhet nga të tjerët. Ashtu edhe ky shkrim u nis nga çmimi, që partnerët në Shqipëri, Rockefeller dhe Qendra për Ndryshim dhe Menaxhim Konflikti, Tiranë, i bëri Filantropit Shqiptar Vangjel Zhapa, nga Labova e Madhe, Odrie, Gjirokastër. Ata e nderuan Vangjel Zhapën me Çmimin e Filantropisë 2012 “Pionier i Filantropisë” (Kategoria Ndërkombëtare)...

Register to read more...

Át Vinçenc Prennushi Martir i fesë dhe i demokracisë

Nga Prof. Dr. Albert Frashëri

Ideja e këtij shkrimi lidhet me qindvjetorin e Pavarësisë së vendit qe,fatmirësisht, na gjen tej periudhës së totalitarizmit komunist, që çensuroi arbitrarisht shumë figura të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare e të periudhave të tjera historike. Personalisht jam magjepsur nga hiri e madhështia e personaliteteve të shquara që regjimi komunist dhunoi duke dashur të shpërfytyrojë thelbin e ideve te tyre.

Register to read more...

ALI PODRIMJA ( 1942-2012 )

Nga    Don  LUSH GJERGJI

Ishim së bashku dekada të tëra nëpër manifestime kulturore, akademi, seminare, simpoziume, përvjetore... Sidomos ishim së bashku nëpër sprova, vuajtje, pësime, batica-zbatica të kohës dhe hapësirave tona, shpesh të sharë dhe të nëpërkëmbur, të kërcnuar dhe të rrezikuar, së bashku me Popullin tonë...Ishim dhe njiheshim si dy “bashkëudhëtarë” të cilët ecin secili rrugës së vet, por  jeta, rruga, njerëzit, ngjarjet shpesh i “kryqëzojnë” ...

Register to read more...

Kush ishte Hasan Tahsini ?

Me 4 korrik (1881)  shuhet Hasan Tahsini, rilindas  Shqiptar !

Hasan Tahsini lindi më 1811 në Sarandë. Ishte rilindas, filozof, matematikan dhe psikolog, bir i një fshatari nga Ninati i Sarandës. Hasan Tahsini që në vogëli u dha pas mësimit e diturisë, mbaroi shkollën fillore në fshat dhe vazhdoi pastaj mësimet në një nga medresetë më të dëgjuara të Stambollit. Për gjerësinë e diturive që zotëronte, si dhe për aftësitë e tij intelektuale, ai u caktua rektor i Universitetit të porsahapur të Stambollit. Bëri kërkime në fusha të ndryshme të shkencave natyrore, që i paraqiti në mjaft artikuj dhe libra shkencorë në gjuhën turke, midis të cilëve dallohen “Psikologjia” dhe “Bazat e astronomisë”.

Register to read more...

Kush ishte MARTIN CAMAJ ?

87 vjet nga lindja e Martin Camajt  

Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit më 21 korrik të vitit 1925 dhe vdiq më 12 mars të vitit 1992 në Mynih. Ai mori edukatë klasike në Kolegjin Ksaverian të Shkodrës, të drejtuar nga etërit jezuitë. Mbas pak kohësh, për shkak të vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, Camaj do të arratisej nga vendi për në Jugosllavi, ku arrin të regjistrohej si student në Universitetin e Beogradit.

Register to read more...